Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë në Maqedoni u realizua transplantimi i meniskut

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë në Maqedoni u realizua transplantimi i meniskut

Më: 26 prill 2025 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për herë të parë në shtet u realizua transplantimi i meniskut tek një pacient 30-vjeçar, të cilit më parë i ishte kryer meniskektomi totale e meniskut medial.

“Operacionin e kreu doc. dr. Alan Andonovski.

Ndërsa pjesë e ekipit ishin: asistente dr. Milena Bogoevska Doksevska, dr. Ismail Veliu, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Miki Gjoreski, infermieret Biljana Trojanoviq, Sanja Todorovska, Kostadinka Vukoviq dhe sanitare Irena Galevska.

Ekipi i anesteziologjisë përbëhej nga dr. Miki Filev dhe motrat Zllata Apostoloska dhe Gordana Zaharijeva”, shtojnë nga MSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat