Ziadin Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi do të ishte “amoralitet i skajshëm”

Maqedonia

Ziadin Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi do të ishte “amoralitet i skajshëm”

Më: 29 prill 2025 Në ora: 22:51
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që udhëhiqet aktualisht nga Arben Taravari.

 Sela ka dhënë një mesazh të qartë: dera mbetet e hapur për ish-anëtarët e ASH-së që i janë bashkuar Taravarit, por jo për vetë Taravarin.

“Anëtarët e ASh-së që kanë shkuar te Taravari e kanë derën hapur te unë, por jo Taravari!”, deklaroi prerazi Sela, duke theksuar se dallimet mes tyre nuk janë vetëm politike, por edhe morale.

Sipas tij, një rikthim apo bashkim me Taravarin do të përbënte “një amoralitet të skajshëm”, duke nënkuptuar se ndarja në parti nuk ka qenë thjesht çështje strategjish apo interesash momentale, por rrjedhojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat