Maqedonia për herë të parë merr një përfaqësues në Bordin e Revizionit të NATO-s

Maqedonia

Maqedonia për herë të parë merr një përfaqësues në Bordin e Revizionit të NATO-s

Më: 21 maj 2025 Në ora: 22:39
Maksim Acevski

Kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski thotë se për herë të parë në histori, Maqedonia po merr përfaqësuesin e vet në Bordin e Revizionit të NATO-s.

Acevski tha se ky është një hap i rëndësishëm që konfirmon rolin në rritje të vendit brenda institucioneve ndërkombëtare dhe aleancës ushtarako-politike.

“Në maj, morëm njoftimin se një nga punonjësit tanë ishte zgjedhur në Bordin e NATO-s.

Për herë të parë në histori, një përfaqësues maqedonas në Bordin e Auditorëve të NATO-s”, thotë Acevski në emisionin “Biznes21”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat