Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit

Maqedonia

Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit

Më: 25 maj 2025 Në ora: 17:49
Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij.

Taravari shkruan se ish-bashkëpartiakëve u është përzier ankthi me ndjenjën e fajit, teksa ua rikujton atyre zgjedhjet e tetorit.

“Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu… sidomos kur është i përzier me ndjenjë faji!

Ne vazhdojmë më të qetë e më të sigurt se kurrë drejt fitores së tetorit, i cili është afër… shumë afër!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat