Vodhën në një kishë në Shkup, policia ndalon dy të dyshuarit

Maqedonia

Vodhën në një kishë në Shkup, policia ndalon dy të dyshuarit

Më: 27 maj 2025 Në ora: 22:59
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (26.05.2025) në Shkup, oficerët e policisë i privuan nga liria R.D. (30) dhe M.J. (39), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

“Më 19.05.2025 në SPB Shkup u denoncua se nga kisha “Shën Spasi” në Sopisht, Shkup janë marrë gjësende.

Menjëherë nga ana e oficerëve të policisë të SPB Shkup u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa kryerësit e krimit u zbuluan dhe u privuan nga liria në territorin e Shuto Orizarës”.

“Ata e rrëfyen krimin në intervistë zyrtare dhe sendet e konfiskuara u gjetën dhe u kthyen në kishë. Pas dokumentimit të rastit, do të hartohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat