Për shkak të erupsionit të Etnas, koncentrim i rritur i dyoksidit të sulfurit mbi Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Për shkak të erupsionit të Etnas, koncentrim i rritur i dyoksidit të sulfurit mbi Maqedoninë e Veriut

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 17:30
Ilustrim

Për shkak të erupsionit të vullkanit Etna, është rritur përqendrimi i dyoksidit të sulfurit mbi Maqedoninë e Veriut.

Sipas ekspertëve, sasia aktuale prej 65 miligramë për metër katror është e rritur, por ndodhet në lartësi të mëdha mbidetare, që do të thotë se nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për njerëzit.

Koncentrime më të larta mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht te personat me sëmundje respiratore si astma apo sëmundja kronike obstruktive të mushkërive.

Janë bërë protesta dhe janë premtuar shumë zgjidhje por ende qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të thithin ajër të ndotur. Shpesh, Maqedonia ka qenë e para në listat e botës dhe Evropës si kampione për ajër të ndotur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat