Aksident trafiku në autostradën Dellçevë-Shtip, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident trafiku në autostradën Dellçevë-Shtip, humb jetën një person

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Më 29.06.2025 në orën 07.06 në DPB Koçan, është raportuar se në autostradën Dellçevë-Shtip, në afërsi të kryqëzimit “Komposara”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Renault Traffic” me targa regjistrimi të Koçanit, në pronësi të Institucionit Publik Shëndetësor Vinicë, i drejtuar nga B.S. (63) nga fshati Jakimovo, Vinicë, dhe një moped “Tomos” me targa regjistrimi të Shtipit, i drejtuar nga L.P. (72) nga vendbanimi Orizari, Koçan.

“Shoferi i mopedit ka vdekur në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga policia e Koçanit”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat