Nga nesër deri më 11 shtator Lista Zgjedhore në shqyrtim publik

Maqedonia

Nga nesër deri më 11 shtator Lista Zgjedhore në shqyrtim publik

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 21:03
Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se që nesër e deri më 11 shtator fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore.

KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta.

“Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator.

Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat