LAMM: Nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

LAMM: Nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Autostrada Ohër - Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton që nga 17.04.2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat