Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar mbi jehonën e votuesve deri në orën 15:00, raporton KosovaPress.
Sipas të dhënave zyrtare, në komunat për balotazh deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 275 mijë e 34 qytetarë ose 27.19 për qind.
Dalja më e madhe e votuesve është në Krushevë 50.22 për qind, Probishtip 49.04 për qind, ndërsa më e ulëta në Butel 18.52 për qind.
Në Tetovë deri në ora 15:00 kanë votuar 31.03 për qind, Strugë 27.08 për qind, Dibër 26.72 për qind.