Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari, dyshohet për keqtrajtim seksual të një të miture

Maqedonia

Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari, dyshohet për keqtrajtim seksual të një të miture

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova.

Kjo pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç.

Në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, i pandehuri e ka detyruar të miturën të kryejë akte seksuale në shtëpinë e tij dhe e ka kërcënuar se nuk guxon t'i tregojë babait të saj për këtë.

"Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjykatës edhe propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin", thonë nga Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat