LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Maqedonia

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Pajisjet dimërore:

Nga 15 nëntori 2025 filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat