Aliu: Me sindikatat jemi në të njëjtën anë, bashkëpunojmë për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë

Maqedonia

Aliu: Me sindikatat jemi në të njëjtën anë, bashkëpunojmë për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike.

“Me sindikatat jemi në të njëjtën anë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, mbajmë takime të rregullta pune dhe së bashku angazhohemi për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë.

Në frymën e dialogut social, biseduam dhe shqyrtuam aspektet e mundshme për plotësimin e marrëveshjes kolektive".

"Po ashtu, i informova përfaqësuesit e organizatave sindikale për dinamikën e realizimit të punësimeve të reja në shëndetësi, të cilat u shtynë përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, si dhe për punësimin e përhershëm të specialistëve privatë", theksoi ministri Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat