Bija e dëshmorit Nuri Mazari: Kërkojmë drejtësi të pakontestueshme, të balancuar dhe të pandikuar

Maqedonia

Bija e dëshmorit Nuri Mazari: Kërkojmë drejtësi të pakontestueshme, të balancuar dhe të pandikuar

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:22
Bija e dëshmorit Nuri Mazari, Shqipdona Mazari

Bija e dëshmorit Nuri Mazari, Shqipdona Mazari tha se kërkojnë drejtësi të pakontestueshme të pandikuar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Mazari tha se UÇK-ja ishte ushtri e dinjitetit, çlirimit dhe përgjigje e një populli që nuk pranoi zhdukjen

“Kërkojmë drejtësi të pakontestueshme, të balancuar dhe të pandikuar.

Një drejtësi që e njeh kontekstin, sakrificën dhe të vërtetën e madhe të kësaj lufte. UÇK-ja nuk ishte ushtri pushtimi, por ushtri çlirimi. UÇK-ja nuk ishte krimi, por ushtrie lirisë dhe e dinjitetit.

UÇK-ja ishte shtylla kurrizore e mbijetesës sonë, dalja janë e fundit nga humnera e shfarosjes. Ishte përgjigjia e një populli që nuk pranojë kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën këtë lëvizje nuk ishin kriminel”, tha Shqipdona Mazari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat