Gjykata e Tetovës vendosi sot që vulat e partisë, Aleanca për Shqiptarët, t’i takojnë Arben Taravarit.
Për këtë vendim reaguan dhe ASH e Ziadin Selës.
Sipas krahut të Selës, ky vendim konfirmon se Taravari është shërbëtori I sistemit të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe ASH-së.
Reagimi i plotë:
Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët.
Ne zhvilluam një betejë gjyqësore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm se po përballemi me një sistem dhe një shërbëtor të rëndësishëm të këtij sistemi.Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite, fakti që lënda u kthye dy herë radhazi dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.