​BDI: 40 avancime në Regjistrin Shtetëror të Maqedonisë, asnjë nga ta shqiptar

Maqedonia

​BDI: 40 avancime në Regjistrin Shtetëror të Maqedonisë, asnjë nga ta shqiptar

Më: 23 mars 2026 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Regjistrin Qendror në Maqedoninë e Veriut, ku, siç thuhet nga kjo parti, janë realizuar 40 avancime në detyrë, por asnjë prej tyre nuk i ka takuar përfaqësuesve shqiptarë.

Sipas kësaj partie, ky fakt përbën një shkelje serioze të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe ngre shqetësime për trajtimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Në një institucion publik ku janë bërë dhjetëra avancime, mungesa totale e shqiptarëve në këto ngritje tregon se përfaqësimi i drejtë nuk po respektohet më si standard, por është shndërruar në përjashtim”, thuhet në një kumtesë të BDI.

Nga kjo parti theksohet se përgjegjësi direkte për këtë situatë mban edhe VLEN-i, si pjesë e qeverisë, duke kritikuar heshtjen e “rivalëve politike” përballë, siç e quajnë, cenimit të të drejtave të shqiptarëve.

BDI kërkon sqarime të menjëhershme lidhur me kriteret dhe procedurat e ndjekura për këto avancime, si dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në institucionet publike.

“Në reagim theksohet se shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e shtetit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat