Shasivari: Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe

Maqedonia

Shasivari: Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 11:37
Jeton Shasivari

“Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe”.

Kështu deklaroi Jeton Shasivari nga grupi i ekspertëve në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për kërkesën e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shasivari mes tjerash komentoi edhe draft versionin e ligjit, ku një javë më parë e shpalosi zëvendëskryeminstri i parë Bekim Sali i cili tha se teoria do të jetë në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht.

Shasivari për draft versionin tha se kjo nuk është zgjidhje gjysmake por siç tha një model i kombinuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat