Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur

Maqedonia

Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 15:54
Fotoilustrim

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në trafik në Ohër me çka është lëndur një i mitur

"Më 13.08.2026, në orën 14:40, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Jabllanica“ në Ohër ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.J. (20) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Strugës dhe një motoçiklete me targa të Ohrit, të drejtuar nga një 15-vjeçar nga Ohri.

Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër.

Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat