LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa të mëdha, vozisni me kujdes në disa rrugë

Maqedonia

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa të mëdha, vozisni me kujdes në disa rrugë

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 10:16
Fotoilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa të mëdha dhe në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar.

Si, dhe nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në pjesët ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut, sidomos në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë janë të shënuara si më kritike, ku kërkohet kujdes shtesë gjatë ngasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat