Në gjyq

Sporti

Në gjyq

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Në gjyq

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njëkohësisht edhe president i Komitetit Olimpik Bjellorus, ka hedhur në gjyq Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pas pezullimit që ky i fundit i bëri olimpizmit bjellorus nga eventet olimpike, përfshi edhe “Tokio 2020”

“Do t’i çoj të gjithë në gjyq nëse është e nevojshme. Kështu, Thomas Bach dhe banda e tij do të shpjegojnë para gjykatës të gjitha fajet që unë kam bërë si president i Komitetit Olimpik Bjellorus”, tha Lukashenko.

“Dua të di nëse Komitetet Olimpike të vendeve të tjera janë konsultuar para se të merrej ky vendim.

Nuk kam marrë pjesë në këto evente olimpike në këto 25 vite”, tha Lukashenko, që është pezulluar bashkë me djalin e tij Viktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat