MotoGP në krizë

Sporti

MotoGP në krizë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:08
MotoGP në krizë

Kur duhen edhe dy muaj që të nisë sezoni 2021 në MotoGP kanë ardhur ndryshimet e para në kalendarin e garave. Ndryshime që vijnë si pasojë e pandemisë Covid-19, që kanë detyruar drejtuesit e Dorna të modifikojnë kalendarin.

Kështu, botërori do të nisë si gjithnjë në pistën e Losail (Katar), por në këtë pistë do të zhvillohen dy gara radhazi (29 mars dhe 4 prill).

Më pas, botërori do të transferohet në Europë, ku gara e tretë dop të zhvillohet në Portugali (pista e Portimao).

Në Europë do të garohet deri në tetor (gara e fundit në San Marino) dhe më pas do të udhëtohet nëpër botë. Garat e Argjentinës dhe Amerikës, të programuara për në pranverë, janë shtyrë për në fund të sezonit, por ende nuk ka një datë të saktë për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat