Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi, dolën të parën

Sporti

Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi, dolën të parën

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi, dolën të parën

Në shënim të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosoves organizoi garën “Kupa e Pavarësisë 13”.

Pjesë e garës ishin edhe garues nga Federata Shqiptare e Qitjes.

Gara u mbajt në poligonin e shenjëtarisë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Urata Rama doli e para në pushkë standarte 10 metra për femra, ndërsa Drilon Ibrahimi ishte i pari në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e meshkujve.

Në pistoletë standarde 10 metra për femra, vendin e parë e zuri Aida Mustafa, ndërsa Arben Cerina në konkurrencën e meshkujve.

Rezultatet:

Pushkë standarte - Femra Seniore 10m.

Vendi i parë: Urata Rama Gagica me 600.5 rrathë,

Vendi i dytë: Kristina Anxhara me 589.7 rrathë,

Vendi i tretë: Lumri Pepa me 567.3 rrathe.

Pushkë standarte - Meshkujt Senior 10m.

Vendi i parë: Drilon Ibrahimi me 595.3 rrathë,

Vendi i dytë: Fehmi Telaku me 566.3 rrathë,

Vendi i tretë: Gëzim Hazrolli me 565.1 rrathë.

Pistoletë standarte - Femra Senior 10m.

Vendi i parë: Aida Mustafa me 551 rrathë,

Vendi i dytë: Lumturie Rama me 537 rrathë,

Vendi i tretë: Edlira Shyti me 530 rrathë.

Pistoletë standarte - Meshkuj Senior 10m.

Vendi i parë: Arben Cerina me 566 rrathë,

Vendi i dytë: Agim Ramo me 558 rrathë,

Vendi i tretë: Nexhat Sahiti me 554 rrathë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat