Llojet e trajnerëve të karatesë!

Sporti

Llojet e trajnerëve të karatesë!

Nga: Raif Musa Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:30
Raif Musa

Opinion/ Modulet dhe mënyrat e trajnimit të karatesë varen direkt nga trajneri dhe pregaditja e tij edukative, profesionale, dhe shkolla e karatesë të cilën e ka ndjekë ai në të kaluaren.

Por të gjitha këto duhet rifreskuar në vazhdimësi me pjesëmarrje aktive në seminare të karatesë si për lufta po ashtu edhe për kata,seminare shkencore të zhvillimit të karatesë etj.

Janë disa lloje të trajnerëve në karate:

- Trajneri modern: që ndjekë intuiten, kreativitetin,organizimin dhe çdo herë  rifreskon modulin dhe mënyren e ushtrimeve për studentët e tij!

- Trajneri tradicional: që ndjekë me gjelozi metoden e mësuar nga instruktori i tij,dhe të njejten formë e përcjell tek studentët e vet!

- Trajneri sportiv: që punon kryesisht në motivimin dhe zhvillimin e potencialit të garuesve!
- Trajneri universal: që nuk lidhet për shkollë të caktuar të karatesë,por përqafon module e mënyra që atij i përshtaten!
- Trajneri kopjues: që mundohet ti kopjoj trainerët tjerë!, dhe
- Trajneri mohues: që mohon të gjithë dhe deklarohet se i di të gjitha!

Autori është trajner i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat