Olimpiada do të zhvillohet normalisht

Sporti

Olimpiada do të zhvillohet normalisht

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:24
Olimpiada do të zhvillohet normalisht

Seiko Hashimoto, presidentja e komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, u shpreh 100% e bindur se Olimpiada do të zhvillohet normalisht këtë verë (23 korrik-8 gusht).

Ajo shtoi gjithashtu se të gjithë duhet të përgatiten që ky event sportiv mund të zhvillohet pa tifozë, si pasojë e pandemisë Covid-19. Kjo deklaratë erdhi 50 ditë nga fillimi i Olimpiadës: “Jam 100% e bindur se kjo Olimpiadë do të zhvillohet normalisht.

Pyetja që ne i bëjmë vetes është se si do ta organizojmë këtë event sa më të sigurt”.

Duke folur për BBC, Hashimoto ka shtuar: “Populli japonez është i frikësuar dhe ndihet i lodhur nga kjo situatë. Sfida jonë është të kontrollojmë këto zëra kundër Olimpiadës. Gjithsesi, ne po përgatitmi që ky event të zhvillohet pa publik, duke krijuar një zonë të sigurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat