Sulmon ashpër bukuroshen

Sporti

Sulmon ashpër bukuroshen

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:05
Sulmon ashpër bukuroshen

Episod i ri i “telenovelës” me protagonistë Wanda Nara dhe ish-in e saj, Maxi Lopez. Futbollisti dëshironte t’iu bënte të ditur të gjithëve se nuk i kishte parë fëmijët e tij prej dhjetë muajsh.

Dhe për ta arritur këtë u mbështet në rrjetet sociale, siç ndodh shpesh. Argjentinasi ka postuar një “story” në faqen e tij në Instagram, duke sulmuar ashpër zonjën aktuale Icardi. Maxi Lopez përfitoi nga “Dita e Babait” për t’i uruar të gjithë baballarët dhe nisur një “shigjetë” të qartë ish-partneres së tij.

Lufta midis Maxi López dhe Wanda Nara vazhdon në distancë dhe pa ndërprerje. Me rastin e ditës së lartpëmrnedur, futbollisti ndau një mesazh ku përfshiu fëmijët e tij, Valentino, Benedicto dhe Constantino: “Gëzuar ditën e babait të gjithë baballarëve në botë.

Edhe nëse nuk i ke lejuar të më takojnë mua prej dhjetë muajsh, edhe pse këmbëngul për t’i prerë lidhjet, unë do të jem gjithmonë aty për ta. Kjo është diçka që nuk do ta kuptoni kurrë. Më mungoni, por ju tashmë e dini se…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat