Ndalohet seksi

Sporti

Ndalohet seksi

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:37
Ndalohet seksi

Lojërat Olimpike: 160.000 kondomë në fshatin olimpik, megjithëse seksi është i ndaluar këtë herë

Megjithëse seksi është i ndaluar në fshatin olimpik gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2021, fshati eshtë furnizuar me mijëra kondomë.

Kondomët i përkasin Lojërave Olimpike sikurse medaljet, ceremonitë hapëse dhe mbyllëse: ahengu dhe seksi.

“Seksi është gjithmonë çështje në fshat (olimpik)”, thotë ish-atletja në kërcimin e gjatë, Susen Tiedtke për Bild.

“Atletët e arrijnë klimaksin fizik gjatë Lojërave Olimpike. Kur të mbaron gara, ata duan ta lirojnë energjinë. Ahengjet mbahen njëra pas tjetrës dhe alkooli përdoret po ashtu. Ndodh të ketë edhe seks dhe ka shumë njerëz që janë të etur për të”, thotë 52-vjeçarja.

Tiedtke kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike 1992 dhe 2000. Më 1996 kishte munguar për shkak të pezullimi për doping.

Hope Solo rrëfen sesi i kishte parë atletët duke bërë seks edhe në ambient të hapur.

Ish-portierja e ekipit kombëtar të SHBA-së Solo kishte parë skena të tilla në Londër 2012. “I pashë atletët që e bënë jashtë, në livadh dhe mes ndërtesave. Është shumë fëlliqët atje”.

Është traditë e gjatë që organizatori i Lojërave Olimpike të furnizohet me kondomë para Lojërave Olimpike. Në Lojërat Olimpike Pyoenchang 2018, hiç më pak se 110.000 kondomë ishin dërguar në fshatin olimpik.

Seksi është i ndaluar në fshatin olimpik.

Por këtë vit çdo gjë do të jetë ndryshe. Maskat dhe mbajtja e distancës janë te detyrueshme në lojërat “pandemike” në Tokio. Në fakt, seksi është i ndaluar në fshatin olimpik. Masat do të jenë rrepta në Tokio, megjithatë. Atletët që e përfundojnë garën i kanë 48 orë për t’u larguar nga fshati olimpik.

Megjithëse sesi është i ndaluar, 160.000 mijë kondomë janë porositur tashmë. Ata nuk do të përdorën në fshatin olimpik, sipas organizatorit, raporton Süddeutsche Zeitung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat