Shala arrin në Tokio

Sporti

Shala arrin në Tokio

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:27
Shala arrin në Tokio

Pas udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm, mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, sapo kanë arritur në Fshatin Olimpik në Tokio.

Egzoni, fitues i normës olimpike, është garuesi i fundit që arrin në Tokio nga ekipi ynë olimpik, derisa gara e tij është më 5 gusht.

Ndërkohë, ekipi i shenjëtarisë sportive, Drilon Ibrahimi dhe Gëzim Hazrolli, kanë mbërritur sot në Kosovë.

Ai është i përgatitur mjaft mirë për garën e madhe të Lojërave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat