Të ndrydhur nga izolimi

Sporti

Të ndrydhur nga izolimi

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:26
Të ndrydhur nga izolimi

Këtë vit, Lojërat Olimpike dhe Fshati Olimpik janë krejt ndryshe nga edicionet e shkuara, pasi çdo lloj socializimi apo kontakt intim është i ndaluar rreptësisht për shkak të pandemisë Covid-19 dhe masave të marra. Madje këtë vit, organizatorët u kanë dhënë sportistëve vetëm nga një apo dy prezervativë, sa për souvenir.

Një izolim i rëndë për sportistët që do të jenë në Fshatin Olimpik për 10, 15 apo 20 ditë, çka mund t’i çojë ata në krizë seksuale. Për këtë arsye, kompania suedeze Lelo, e specializuar në krijimin e “lodrave seksuale”, përfshi edhe kukullat seksi, është gati të ndihmojë sportistët.

“Kënaqësia personale dhe orgazma janë të rëndësishme për jetën e mirëqënien tonë. Ne e dimë që në Olimpiada ka gjithnjë histori seksuale, ndërkohë që këtë vit sportistët janë të izoluar. Për ata që po vuajnë këtë situatë, ne jemi gati t’i ndihmojmë, duke u dërguar lodra seksuale gratis”, tha Marcella Zanchi, menaxhere marketing e kompanisë Lelo.

Ajo sqaron se të gjithë sportistët që dëshirojnë të kenë lodra seksuale në Fshatin Olimpik mund të dërgojnë një e-mail te kompania, e cila më pas do të dërgojë dhuratën që sportistët kanë porositur.

“Ne do të mundohemi që disa nga lodrat tona seksuale më të shitura t’i dërgojmë direkt në Fshatin Olimpik. Shpresojmë që përmes këtyre lodrave seksuale të ndihmojmë në përmirësimin e paraqitjes së sportistëve në garë”, tha Zanchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat