I ndodhi e papritura

Sporti

I ndodhi e papritura

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:35
I ndodhi e papritura

Rrjeti social Instagram ka bllokuar llogarinë e atletes nga Xhamajka, Elaine Thompson-Herah, pasi që e njëjta shpërndau videot me medaljen e artë të saj.

Këtë e bëri të ditur vet atletja përmes një postimi në llogarinë e saj në Tëitter ku tha se llogaria e saj u bllokua nga Instagrami pas postimit të garave të Olimpiadës.

“Unë u bllokova në Instagram për postimin e garave të Olimpiadës sepse nuk kisha të drejtë për ta bërë këtë. Shihemi pas dy ditëve”, shkroi Thompson-Herah ku pas disa orëve asaj iu kthye llogaria e saj në këtë rrjet social.

Elaine Thompson-Herah është fituese e dyfishtë e medaljes së artë olimpike në vrapim 100 dhe 200 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat