Kosova numëron tri medalje olimpike

Sporti

Kosova numëron tri medalje olimpike

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:34
Kosova numëron tri medalje olimpike

Sot, vjet më parë, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pranoi përkohësisht Komitetin Olimpik të Kosovës, duke i hapur rrugën e njohjes së plotë, që ndodhi më 9 dhjetor 2014 në sesionin e 127-të të KON-it të mbajtur në Monaco.

Vendimi i BE u mundësoi sportistëve të Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Që nga atëherë, Kosova është përfaqësuar në tri edicione të Lojërave Olimpike Verore dhe Dimërore si: #Rio2016, #PyeongChang2018 dhe Tokyo 2020.

Në Olimpiadat Verore, Kosova numëron tri medalje olimpike, të gjitha të arta dhe të gjitha nga sporti i xhudos, me sportistet: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Foto nga parakalimi i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat