Olimpiada me 150 mijë spektatorë

Sporti

Olimpiada me 150 mijë spektatorë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Olimpiada me 150 mijë spektatorë

Përgjatë dy javëve që do të zhvillohen Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, do të marrin pjesë vetëm 150 mijë spektatorë.

Të gjithë janë tifozë vendës dhe do të jenë me ftesa.

Organizatorët e Olimpiadës bënë me dije se këta tifozë do të mund të ndjekin garat në zonat e Pekinit dhe Zhangjiakou, por jo në ato të Yanqing. Pjesëmarrja për tifozët e huaj është e ndaluar për shkak të pandemisë.

Mes këtyre personave që do të ndjekin garat do të jenë zyrtare dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Kinë si dhe nxënës të shkollave. Të gjithë do të respektojnë masat anti-Covid të vendosura në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat