Rusia është ende e ndaluar për Lojërat Olimpike

Sporti

Rusia është ende e ndaluar për Lojërat Olimpike

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Rusia është ende e ndaluar për Lojërat Olimpike

Rusia është ende e ndaluar për Lojërat Olimpike, megjithatë qindra atletë nga ky vend po marrin pjesë në Olimpiadën Dimërore që po zhvillohet në Pekin.

Njëjtë sikur bashkëkombasit e tyre në Lojërat Olimpike të Tokios verën e kaluar, atletët rusë po garojnë nën emrin: Komiteti Olimpik Rus. Flamuri i Rusisë dhe himni janë po ashtu të ndaluar.

Flamuri me R.O.C valëvitet në vend të atij rus, bashkë me ngjyrat që i përkasin flamurit të tyre.

Por, pse Rusia nuk merr pjesë me emrin e shtetit në Olimpiadë?

Në vitin 2019 Agjencia Botërore e Anti-Dopingut e ndaloi Rusinë nga pjesëmarrja në garat globale për pesë vite, një dënim i lidhur me një skemë dopingu dhe fshehjeje që ishte ndër më të rëndat në historinë e sportit.

Rusia e apeloi vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, që vendosi ta reduktonte dënimin në dy vite. Gjykata pastaj vendosi që atletët rusë që nuk kanë qenë të lidhur me skandalin e dopingut, të marrin pjesë në evente ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike, por si garues neutralë, pa emrin e shtetit, pa himnin dhe pa flamurin.

Gjykata gjithashtu hodhi poshtë disa aspekte të vendimit të agjencisë anti-doping, të tilla si lejimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse të marrin pjesë në ngjarje sportive globale nëse ftohen nga kreu i vendit pritës.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e hapjes të së premtes mbrëma me ftesë nga presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Ndalimi i Rusisë nga garat sportive botërore përfundon në fund të këtij viti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat