Finlanda arrin në finalen e tretë olimpike

Sporti

Finlanda arrin në finalen e tretë olimpike

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Finlanda arrin në finalen e tretë olimpike

Kombëtarja e Finlandës në hokej mbi akull, është finalisti i parë në turneun e meshkujve në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Pas një lufte të madhe, kombëtarja e Sllovakisë u mposht me rezultatin 2-0. Momenti i vendimit ndodhi në minutën e 16-të të pjesës së pare.

Sakari Maninen, anëtar i skuadrës ruse “UFA”, goditi rrjetën e portës sllovake dhe hapi rrugën për fitoren e skuadrës së tij, e cila u konfirmua 40 sekonda para përfundimit të takimit, me golin e Pesonenit.

Finlanda është për herë të tretë në finalet e Lojërave Olimpike dhe do të përpiqet që të fitojë medaljen e parë të artë gjatë ditës së diel. Kundërshtari Ii Finlandës do të jetë fituesi i përballjes në mes Rusisë dhe Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat