Anulohet Olimpiada e Shahut në Rusi

Sporti

Anulohet Olimpiada e Shahut në Rusi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:57
Anulohet Olimpiada e Shahut në Rusi

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ka njoftuar se ka anuluar mbajtjen e Olimpiadës së Shahut në Rusi

Edicioni i 44-të i Olimpiadës së Shahut që pritej të mbahej në Rusi, është anuluar sot.

FIDE ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se Këshilli i FIDE ka vendosur që ta anuloi atë,

“Federata Ndërkombëtare e Shahut ka vendosur që Olimpiada e 44-të e Shahut, që përfshin gara me lojtarë edhe me aftësi të kufizuara dhe Kongresi i FIDE nuk do të zhvillohen në  Rusi. FIDE do të bëjë të pamundurën që ta organizojë diku tjetër Olimpiadën për të cilën do ju informojmë me kohë”, kanë shkruar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat