Kryesojnë, Endrit Uruçi, Zvonko Stanojoski, Emir Dizdareviq dhe Nderim Saraçi me pikë të plota

Sporti

Kryesojnë, Endrit Uruçi, Zvonko Stanojoski, Emir Dizdareviq dhe Nderim Saraçi me pikë të plota

Nga: Gani Kosumi Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:08
Kryesojnë, Endrit Uruçi, Zvonko Stanojoski, Emir Dizdareviq dhe Nderim Saraçi me pikë të plota

Në Hotelin Grand Prishtina në Prishtinë të shtunën pasdite janë zhvillua takimet e xhirosë së 3-të në Turneun Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022". Katër shahistë Endrit Uruçi, Zvonko Stanojoski, Emir Dizdareviq dhe Nderim Saraçi janë të vetmit të cilët kanë shënuar nga 3 fitore dhe kryesojnë në renditje me nga 3 pikë.

Ashtu siç pritej kampioni aktual i Kosovës, Mjeshtri Ndërkombëtar Nderim Saraçi ka shënuar fitore në përballje me Muhamet Asllanin 1:0.

Kryemjeshtri nga Maqedonia e Veriut, Zvonko Stanojovski ka mundur Mjeshtrin Ndërkombëtar nga Prishtina, Bedri Sadikun 1:0, kurse njëri nga mëtuesit për këtë trofe, Kryemjeshtri nga Bosnjë e Hercegovina, Emir Dizdareviq ka shënuar fitore ndaj shahistit nga Maqedonia e Veriut, Dejan Dinev, Mjeshtër i FIDE-së 1:0.

Nga partitë e tjera veçojmë fitoren e të riut, Endrit Uruçi, mjeshtër FIDE i cili mposhti në mënyrë efektive Ramë Ramën 1:0. Lojë të mirë bëri, Bekim Sejdiu i cili remizoi me Meshtrin Ndërkombëtar nga Hungaria, Marcell Borhy.

Drejtësinë po ta ndajnë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

Të dielën, zhvillohet xhiroja e 4-të/10,00/ dhe e 5-të /17,00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat