Telaku përfundoi në vendin e 19-të

Sporti

Telaku përfundoi në vendin e 19-të

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:52
Telaku përfundoi në vendin e 19-të

Alush Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Notari ynë garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin e 19-të. Koha e tij ishte 59.70.

Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niser për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat