KOK-u në Podgoricë

Sporti

KOK-u në Podgoricë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Pamje nga një foto e përbashkët

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i pëtgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, kanë qëndruar në Podgoricë të Malit të Zi.

Ata e kanë takuar presidenten e Komitetit Olimpik të Izraelit, Yael Arad dhe drejtuesit e KO të Malit të Zi, presidentin Dushan Simonoviq dhe sekretarin e pëgjithshëm, Igor Vusuroviq.

Të tria palët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, me fokus Lojërat Olimpike Paris 2024.

Presidentja e KO të Izraelit që vizitoi Malin e Zi, premtoi se do të vizitojë Kosovën, por njëkohësisht shprehu gatishmërinë për të pritur drejtuesit e KOK-ut dhe për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat