Medalje e bronztë për Besir Alilin

Sporti

Medalje e bronztë për Besir Alilin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:09
Besir Alili

Medalje e bronztë për Besir Alilin!

Paraqitjet e shkëlqyeshme në turneun e fuqishëm dhe prej më prestigjiozëve për senior “Dan Kolov”, Besir Alili i kurorëzoi duke fituar medaljen e bronztë.

Në kategorinë deri më 57 kg, shpresa më e madhe e mundjes në Maqedoninë e Veriut, ishte i shkëlqyeshëm edhe në finalen e vogël, duke e fituar me 5-3 rumunin Razvan Kovacs dhe duke e fituar medaljen e bronztë.

Kujtojmë që në rrugëtimin e tij drejt këtij suksesi të madh, Besir Alili, gjatë ditës së djeshme mposhti edhe mundësin nga Irani, Mahdi Alireza Rahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat