​KB Ylli bëhet me trajner të ri

Sporti

​KB Ylli bëhet me trajner të ri

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:59
Kostas Flevarakis

Kostas Flevarakis eshte trajner i ri i klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli.

Skuadra nga Suhareka e ka prezantuar trajnerin grek përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Kostas është trajner me përvoje të madhe në basketbollin grek. Ai udhëhoqi PAOun për disa sezone me të cilin fitoi Kupën e Greqisë dhe ishte finalist i ligës. Se fundi ishte trajner i Sopron-it në Hungari, njëherit ishte trajner i Suedisë për pesë vite.

Kostas pritet të bashkohet me ekipin gjatë kësaj jave dhe të fillojë me stërvitje të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat