Kryesojnë, Muhamet Asllani, dhe Diana Tarleva me nga 6 pikë

Sporti

Kryesojnë, Muhamet Asllani, dhe Diana Tarleva me nga 6 pikë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 28 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Pamje nga gara

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Capital Gate në Prishtinë, janë zhvillua takimet e xhirosë së 7-të të Turneut Ndërkombëtar të Shahut "Kosova 2023".

Në takimet e xhirosë së 7-të të shahistëve për normë, përfaqësuesi i Kosovës, Edrit Uruçi ka remizuar kundër Kryemjeshtrit Aleksanër Delçev. Uruçi ka tubuar 3,5.

Në programin e pasditës, zhvillohen takimet e xhirosë së 8-të, kurse Ardit Uruçi për kundërshtar do ta ketë Kryemjeshtrin nga Bullgsria, Nikolai Ninov.

Në garat e Turneut Ndërkombëtar " Kosova 2023", në xhironë e 7-të, Muhamet Asllani ka shënuar fitore kundër Gani Hamitit 1:0, kurse GM Diana Tarleva nga Ukraina siç është pritur ka mundur

Bashkim Shkurtin 1:0.

Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku dhe Ardian Jashari kanë remizuar.

Nga takimet e tjera veçojmë fitoren e Korab Saraçit kundër Arsim Kelmendin 1:0, si dhe përballjen e pjesëtarëve të familjes Uruçi.

Besim Uruçi më me përvojë ka shënuar fitore ndaj të riut Ardit Uruçi 1:0.

Pas xhirosë së 7-të, renditja nuk ka ndryshime, kryesojnë Muhamet Asllani dhe Diana Tarleva me nga 6 pikë, pasojnë Ardian Jashari, Lubomir Iliq, Gani Hamiti, Besim Uruçi, Bedri Sadiku, Korab Saraçi dhe Mahmut Xheladini me nga 5 pikë e kështu me radhë.

Xhiroja e 8-të zhvillohet të mërkurën, më 29 nëntor nga ora 16,30, kurse Turneu 28 Nëntori do të zhvillohet sot/e martë/në programin e pas ditës nga ora 16,30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat