19-vjeçarja Madlen Boy bie gjatë stërvitjes së kalërimit dhe vdes nga plagët e marra.
“19-vjeçarja Madlen Boy humbi jetën në një aksident gjatë një seance stërvitore me kalërim.
Kërcyesja e re gjermane Madlen Boy pësoi një rënie të rëndë gjatë stërvitjes dhe vdiq në moshën 19-vjeçare.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Kalërimit në Hanover.
Për momentin nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti fatal.
Kjo ka ndodhur më 6 mars. Ajo iu nënshtrua plagëve të marra”, shkruan ndër të tjera mediumi zviceran “20min”.
Ish-trajneri i saj Jorg Munzer shprehu emocionin e tij: “Madlen ishte një zonjë e re kaq e mrekullueshme dhe mbresëlënëse.
Me humor, gazmore, e ngrohtë, e dhembshur, serioze, e fokusuar, e vendosur, autokritike dhe e aftë për të pranuar kritikat, duke e shprehur gjithmonë mendimin e saj në mënyrë të dashur”.