Dardania kampione për herë të dytë

Sporti

Dardania kampione për herë të dytë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 29 maj 2025 Në ora: 22:08
Dardania

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosobës, pas 6 ditë garadh të zhvilluara në ambientrt e Hotelit “Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës në shah 2025. 

Dy ekipet më të dalluara të Kosovë, Drejtësia Trokadero dhe Dardania të Prishtinës  i fituan të gjitha takimet dhe ato në finale u përballën ndërmjet veti në luftë për titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2025.

Takimi përfunfoi me rezultat  të barabartë 3:3. Ky rezultat i konvenoi Dardanisë pasi fy ekipet tubuan nga 13 pikë, por 1,5 pikë më e mirë se kampioni i që u solli titullin e dytë të kampionit.

Ekipi i Rahovecit tregoi rrzultate të kënaqshme. Në takimin e fundit mindi Drenasin  3,5:1,5. 

Dy ekipet e tjera, Prizreni dhe Ferizaj zhvilluan takimin e tyre për vendin e tretë. Edhe ky takim përfundoi me reuultat të barabartë 3:3.

Dy ekipet që zhgënjyen më së shumti me rezultate të dobëta në këtë kampionat janë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina dhe Zhupa.

Ato në xhironë e fundit  u përballën ndërmjet veti. Fitote dhënoi Zhupa 4:2, por ky rezultat nuk pati rëndësi ngase në edicionin e ri të fy këzo ekipe do të bëjnë gara në rang më ulët.

Xhiroja e 7-të/e fundit

1. Drejtësia Trokadero-Dardania 3:3
2. Prizreni-Ferizaj 3:3
3. Rahoveci-Drenasi  3,5:1,5
4. Prishtina-Zhupa 2:4

Renditja përfundimtare:

1. Dardania    13 pikë
2. Drejtësia Trokadero 13
3. Ferizaj 8
4. Rahoveci 8
5. Prizreni 7
6. Drenasi 4
7. Zhupa 2
8. Prishtina 0

Kampioni Dardania dhe nënkampioni Drejtësia Trokadero fituan të drejtën që ta përfaqësojnë Kosovën nga 16 deri më 24 tetor 2025 në Rodos të Greqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat