Mbahet turneu ndërkombëtar në ragbi

Sporti

Mbahet turneu ndërkombëtar në ragbi

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Këtë fundjavë, më 21 dhe 22 qershor, Prishtina do të jetë mikpritëse e turneut ndërkombëtar të ragbit “Rugby Europe 7s – Conference 2”, një ngjarje kjo që sjell në vendin tonë emocionet e një sporti në rritje siç është ragbi me shtatë lojtarë.

Në këtë turne, i cili mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, përveç Kosovës, do të marrin pjesë edhe San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky sport që është tashmë edhe disiplinë olimpike përfshin dy pjesë nga 7 minuta dhe të dyja ekipet kanë vetëm nga 7 lojtarë.

Në ragbi të zakonshëm ekipet janë me nga 15 lojtarë që luajnë në dy pjesë nga 40 minuta.

Turneu do të zhvillohet, me ndeshje që luhen gjatë dy ditëve nga ora 10:00 deri në 19:00.

Evzi Hani, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Ragbit të Kosovës tha se si federatë dhe sport i ri, ragbi edhe më tej mbetet pak i njohur në Kosovë.

Synimi i kësaj federate sipas Hanit është masovizimi i këtij sporti, e që sipas tij promovon virtyte të shëndosha dhe shumë të nevojshme për një shoqëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat