Sara Pllana doli e 30-ta

Sporti

Sara Pllana doli e 30-ta

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 13:26
Garueset

Edhe gjimnastet tona, Sara Pllana, Bora Hoti dhe Rea Berisha kanë sfiduar veten në garat e EYOF Shkupi 2025, duke garuar në disiplinat: parter, kapërcime, paralele dhe tra ekuilibri.

"Në një konkurrencë të fortë me paraqitjen e 98 garueseve më të mira të Evropës për të reja dhe bazuar në kushtet e mjerueshme me të cilat përballen gjimnastet tona në Kosovë, garueset tona patën paraqitje të mirë, duke sfiduar edhe garueset me traditë në gjimnastikë.

Veçohet disiplina parter, ku Sara Pllana doli e 30-ta me 12.050 pikë, Bora Hoti e 60-ta me 11.200 pikë dhe Rea Berisha 82-ta me 10.350 pikë.

Në ekipore, Kosova zuri vendin e 31-të me 84.150 pikë.

Garat e gjimnastikës janë zhvilluar në Osijek të Kroacisë, qytet ky bashkëorganizator i EYOF-it bashkë me Shkupin dhe Kumanovën", njofton KOK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat