Pingpongistja, Shega Hashani, talente e madhe, sot ka treguar mjeshtri me reketin e saj.
Shega Hashani, nuk njeh kundërshtare, këtë e ka dëshmuar sot ku doli kampione e turneut memorial “Gani Maloku” në Ferizaj.
Trajneri i saj, Ridvan Hashan, është i ngazëllyer me paraqitjen fantastike të Shegës dhe dy pingpongisteve tjera.

“Po ashtu edhe dy lojtaret tjera Jona Hashani dhe Lira Hashani u paraqitën shumë mire duke u plasuar ne vendin e tretë në kategoritë U-19 dhe U-13.
Vazhdojmë me suksese tjera!”, ka nënvizuar Ridvan Hashani.