Kosova do të garojë në turneun ndërkombëtar “Horizon Cup” që do të mbahet në Selanik të Greqisë.
“Federata e Gjimnastikës e Kosovës po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Horizon Cup”, një garë kjo me pjesëmarrje të madhe të gjimnasteve nga shumë vende të Europës.
Kosovën në këtë garë e përfaqësojnë gjimnastet:
Juniore: Elisa Bugaçku, Elena Sefa, Vlera Gërguri dhe Era Avdiu
Pre-Juniore: Rene Xhambazi, Troja Haradinaj, Tiara Dragusha dhe Elma Gashi
Trajnerët: Sherife Qerimi, Amir Januzi, Lisa Zeqiri dhe Qendresa Halili.
Ekipi i Kosovës ka arritur sot në Selanik, dhe ka zhvilluar stërvitjet e para zyrtare, para garave që nisin.
FGJK u dëshiron suksese gjimnasteve tona të reja që po përfaqësojnë vendin tonë në një arenë ndërkombëtare ku do të garojnë disa prej talenteve më të mira të gjimnastikës evropiane”, - njofton FGJK.