Rushiti shkëlqeu në Kroaci

Sporti

Rushiti shkëlqeu në Kroaci

Më: 18 janar 2026 Në ora: 15:21
Rexhep Rushiti - majtas

Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu ka fituar dy medalje në turneun e fuqishëm ndërkombëtar Grand Prix Croatia.

Kjo pasi garuesi i “Kushtrimi”-t, Rexhep Rushiti, rrëmbeu dy vende që sigurojnë medalje.

Rushiti mori pjesë në dy kategori.

Në kategorinë e seniorëve, -84kg u shpall nënkampion, kurse në kategorinë apsolute, po ashtu tek senioret arriti të shpallet kampion, ku në finale e madhe e mposhti kampionin e shumëfishtë të Evropës, Enes Gariboviq.

Në turneun Grand Prix Croatia morën pjesë 26 shtete me 1270 garues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat