Data e Lojërave Olimpike Dimërore mund të ndryshoj, shkak bora

Sporti

Data e Lojërave Olimpike Dimërore mund të ndryshoj, shkak bora

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 22:10
Foto ilustruese

Organizimi i Lojërave të ardhshme Dimërore në janar dhe Lojërave Paralimpike Dimërore në shkurt mund të ndodh, për shkak të efekteve të temperaturave më të ngrohta, tha të mërkurën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Çdo medalje e Lojërave Dimërore është fituar në shkurt që nga hapja e Lojërave Olimpike të Innsbrukut më 29 janar 1964, dhe zhvendosja e tyre në janar mund të çrregulloj orarin e garave dhe ngjarjeve të famshme të Kupës së Botës. Gjithashtu, do të binte ndesh më drejtpërdrejt me oraret e NFL dhe NBA, transmeton AP.

IOC po shqyrton tani çështjet e Lojërave Olimpike në vitin e parë të presidencës së Kirsty Coventry dhe ndryshimi i datave të edicionit të dimrit është një mundësi.

“Ndoshta po diskutojmë edhe për t’i sjellë Lojërat Olimpike Dimërore pak më herët.Ta bëjmë këtë në janar sepse ka implikime edhe për Lojërat Paralimpike”, u tha gazetarëve anëtari i IOC-së që mbikëqyr rishikimin e programit sportiv, Karl Stoss.

Lojërat Paralimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës do të zhvillohen nga 6 deri më 15 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat