Komisioni Vlerësues ka shpallur listën preliminare të kategorizimit të sporteve, në përputhje me Rregulloren (MKRS) Nr. 13/2022 për Kategorizimin e Sporteve, njofton Fidan Shatri, kryesues i Komisionit për kategorizim të sporteve.
“Afati për paraqitjen e ankesave lidhur me këtë listë është pesë (5) ditë nga dita e shpalljes së saj.
Ankesat duhet të dorëzohen në formë të shkruar, në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara në Rregulloren (MKRS) Nr. 13/2022 për kategorizimin e sporteve”, thuhet nga Shatri.
Në grupin A janë:
1. Federata e Xhudos e Kosovës 115.26 pik
2. Federata e Karatesë së Kosovës 97.5
3. Federata e Volejbollit e Kosovës 88
4. Federata e Hendbollit e Kosovës 87.8
5. Federata e Futbollit e Kosovës 85.5
6. Federata e Basketbollit e Kosovës 85.3