Skandali i për*hunimit

Sporti

Skandali i për*hunimit

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 15:47
Simone Biles

Gjimnastja më e dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike, Simone Biles, shprehu mbështetjen e saj për Gisele Pelicot, gruan që ndodhet në qendër të gjyqit më të madh për përdhunim në historinë e France.

Pelicot zbuloi dhe denoncoi faktin se bashkëshorti i saj e kishte droguar në mënyrë të përsëritur derisa humbte ndjenjat dhe kishte ftuar dhjetëra burra që ta përdhunonin.

Biles, e cila më parë dëshmoi kundër mjekut amerikan Larry Nassar, i dënuar për abuzimin seksual të qindra gjimnasteve të ekipit kombëtar amerikan gjatë viteve, përfshirë edhe vetë Simone, deklaroi në një intervistë për BBC se:

“Gisele i ka treguar botës se viktimat e abuzimit seksual nuk duhet të ndiejnë turp, turpin duhet ta ndiejnë agresorët”.

Gjimnastja më pas shtoi: “Gisele po tregon rrugën që edhe viktima të tjera të mund të ecin përpara. Dua ta falënderoj për forcën dhe dinjitetin e saj të jashtëzakonshëm, të cilat do të kenë një ndikim të qëndrueshëm te të mbijetuarit në mbarë botën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat